Kampionët e Evropës tregojnë forcën ndaj Borussia Dortmundit.
Kur Real Madridi është në formë, çdo kundërshtar e ka të vështirë t’i marrë pikë. Këtë e përjetoi Borussia Dortmund në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Signal Iduna Park, ku u mund 1:3 nga ekipi spanjoll.
Reali kaloi në epërsi në minutën e 19-të me një gol të bukur nga Gareth Bale, i cili u asistua nga Dani Carvajal. Bale sërish u shfaq në skenë kur në minutën e 50-të asistoi për Cristiano Ronaldon i cili nuk fali për të çuar në 2:0 epërsinë e ‘Los Blancos’.
Dortmundi ngushtoi disavantazhin me një gol të Pierre Emerick Aubameyang (54’).
Por, Ronaldo tregoi klasin e tij duke shënuar golin e tij të dytë të mbrëmjes dhe të tretin të Realit, në minutën 79-të. Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Tottenhami i prirë nga Harry Kane që shënoi het-trik, triumfoi 3:0 ndaj ekipit qipriot APOEL, transmeton KosovaPress.
Liverpooli dështon përsëri, pasi këtë herë u ndal nga Spartak Moska në barazim 1:1. Të Kuqtë u gjendën në disavantazh ndaj Spartak Moskës pas golit të Fernandos (23’), por nuk vonoi shumë dhe Philippe Coutinho (31’) që në fund doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Në Grupin F, Manchester City triumfoi ndaj Shakhtar Donetsk, për të çuar në dy numrin e fitoreve në Ligën e Kampionëve. Golat për ekipin anglez i realizuan, Kevin de Bruyne (48’) dhe Raheem Sterling (90’). Vlen të përmendet se Sergio Aguero humbi penalltinë në minutën 72.
Ndeshja tjetër e Grupit F, i takoi Napolit që mundi 3:1 Feyenoordin. Lorenzo Insigne i dhuroi avantazhin Napolit në minutën e shtatë të takimit. Në pjesën e dytë Dries Mertens realizoi për të dyfishuar epërsinë, kurse Jose Cajellon shënoi golin e tretë të italianëve. Amrabat shënoi golin e nderit për Feyenoordin në minutën 93.
Besiktasi shkon në kuotën e gjashtë pikëve pas dy ndeshjeve të para. Ekipi turk mposhti RB Leipzig 2:0 në Stamboll, ashtu si edhe Porto 3:0 që triumfoi ndaj Monacos në Francë.
Rezultatet:
Grupi E
Sevilla – Maribor 3:0
Spartak M. – Liverpool 1:1
1. Sevilla 2 4
2. Liverpool 2 2
3. Spartak 2 2
4. Maribor 2 1
Grupi F
Man. City – Shakhtar D. 2:0
Napoli – Feyenoord 3:1
1. Man. City 2 6
2. Shakhtar 2 3
3. Napoli 2 3
4. Feyenoord 2 0
Grupi G
Besiktas – Leipzig 2:0
Monaco – Porto 0:3
1. Besiktas 2 6
2. Porto 2 3
3. Monaco 2 1
4. Lepzig 2 1
Grupi H
APOEL – Tottenham 0:3
Dortmund – Real Madrid 1:3
1. Real Madrid 2 6
2. Tottenham 2 6
3. Dortmund 2 0
4. APOEL 2 0