Zinedine Zidane ka marrë një lajm të mirë, para finales së Ligës së Kampionëve.
Ndonëse ka më shumë se dy javë deri në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, Real Madrid është afër që ta kompletojë skuadrën për ndeshjen kryesore të sezonit.
Dyshimet e vetme që kanë qenë deri më tani, mbrojtësi Dani Carvajal dhe sulmuesi Gareth Bale, janë duke shkuar drejt rikuperimit për ndeshjen e 3 qershorit përballë Juventusit.
Padyshim se prania e këtyre dy futbollistëve në finale do të jetë një avantazh i madh për ‘Los Blancos’, që po synojnë ta mbrojnë titullin e fituar një vit më parë.