Suksesi i Real Madridit në vitet e fundit nuk do të ishte i mundshëm pa katërshen e mesfushës Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro dhe Isco
Drejtuesit e Real Madridit janë të kënaqur me katër mesfushorët kryesor të skuadrës, Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro dhe Isco.
Të katër këta lojtarë e kanë të sigurt të ardhmen në klub, për shkak të kontratave të tyre afatgjate.
Isco dhe Toni Kroos i kanë vazhduar kontratat e tyre deri në vitin 2022, Casemiro ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa Modric deri në vitin 2020.
Kështu kjo katërshe edhe për të paktën tre vite do të luajë së bashku, duke u premtuar tifozëve një shou në Santiago Bernabeu. /Express/