Sport

Reali interesohet për Cavanin

Sulmuesi uruguaian mund të largohet nga PSG.

Mosmarrëveshjet me Neymarin mund të çojnë në largimin e Edinson Cavanit nga Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Për futbollistin uruguaian janë duke u interesuar shumë skuadra, me në krye Real Madridin që pritet të bëjë një ofertë për ta transferuar në ekip gjatë dimrit, transmeton KosovaPress.

Reali e sheh Cavanin si zëvendësues ideal të Benzemas, ndonëse uruguaiani nuk do të ketë të drejt loje në Ligën e Kampionëve në pjesën e mbetur të këtij stinori.

Sipas Daily Mail, madrilenët janë favoritë për të nënshkruar me Cavanin edhe pse për të në garë janë edhe, Chelsea, Juventusi, Interi dhe Napoli.