Sport

Reali ia shuan ëndrrën Aubameyangut

Pierre-Emerick Aubameyang e ka pranuar se ëndrra e tij që një ditë të luajë në Real Madrid është shuar

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang gjithnjë kishte thënë se ëndrra e tij është që në ditë të luajë në Real Madrid.

Por, kjo ëndërr është shuar tashmë, sepse Reali nuk e dëshiron atë.

“Unë nuk kam më një ëndërr. Më nuk do të flas për Real Madridin. Ata nuk më duan”, tha fillimisht Aubameyang për RMC.

“Ky nuk është një problem. Unë kam lëvizur përpara dhe jam mirë në Dortmund. Kisha arritur marrëveshje për t’u larguar, por kjo nuk u bë. Jam i zhgënjyer, por prapë jam i lumtur që qëndrova”. /Express/