Real Madrid është duke e përcjellë nga afër lojtarin më të mirë të Lyonit këtë sezon, Nabil Fekir
Mesfushori francez i Lyonit, Nabil Fekir është duke shkëlqyer këtë sezon, duke tërhequr kështu edhe vëmendjen e kampionit të Spanjës dhe Evropës, Real Madrid.
Ai në 12 ndeshjet e para në Ligue 1 ka shënuar 11 gola, ani pse luan mesfushor e jo sulmues.
Kjo ka bërë që Reali të mendojë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme, shkruan OK Diario.
Fekir ka klauzolë prej 50 milionë eurove, ndërsa përveç Realit e dëshirojnë edhe Barcelona dhe Juventus. /Express/