Janë mësuar dy skuadrat e para çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve. Real Madrid dhe Bayern Munich kualifikohen për në çerekfinale, pasi që arritën të fitonin edhe ndeshjet e kthimit ndaj Napolit përkatësisht Arsenalit.
Në të dyja ndeshjet ekipet vendase kryesonin me rezultat 1:0 pas 45 minutave të para, por si Reali ashtu edhe Bayerni arritën të rikthenin rezultatin për të dalë fitues në fund.
Ashtu si në Santiago Bernabeu, ‘Los Blancos’ triumfuan 3:1 pas dy golave të Sergio Ramos në minutat 51 dhe 57 dhe Alvaro Moratas që shënoi në të 90-tën, ndërsa golin e vetëm për Napolin e shënoi Dries Mertens në minutën 24. Rezultati total pas dy ndeshjeve të zhvilluara është 6:2 në favor të madrilenëve.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Emirates, Bayerni shkatërroi sërish Arsenalin duke e mposhtur me rezultat identik si në Gjermani 5:1, që në total pas dy ndeshjeve e çon rezultatin 10:2 në favor të bavarezëve. Ndonëse ‘Topçinjtë’ kryesuan në pjesën e parë me golin e Theo Walcott (20’), Bayerni në të dytën shënoi plot pesë herë. Vendimtare në këtë takim ishte minuta e 53-të ku Laurent Koscielny pas një ndërhyrje brenda 16 metrave shkaktoi penallti dhe u përjashtua me karton të kuq. Nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Robert Lewandowski që barazoi rezultatin. Në vazhdim Bayerni dominoi lojën dhe realizoi edhe katër gola përmes Arjen Robben, Douglas Costa Arturo Vidal që shënoi dy golat e fundit./KosovaPress/