Sport

Reali bën ofertë për Payet dhe Kanten

Një agjent ka pohuar se Real Madridi ka bërë oferta për mesfushorët franceze, Dmitri Payet dhe N’Golo Kante.

Fichajes.net raporton se Francois Gallardo u ka thënë se Los Blancos kanë bërë ofertë prej 50 milionë euro te West Hami për Payetin, teksa 30 milionë te Leicesteri për Kanten.

Këto transferime janë kërkesë e menjëhershme e Zinedine Zidane.

Nëse Payet sillet në Bernabeu, atëherë James Rodriguez do të shitet dhe nëse dështon tratativa e Payet, atëherë James do të ketë një tjetër rast, shkruan Telegrafi.

Kante është kërkesë speciale e Zidanes, sepse ai dëshiron dy mesfushorë që dinë të vjedhin topa, teksa deri tash ai e ka vetëm Casemiron që shkatërron aksione.

Reali dëshiron që së paku të kompletojë njërin nga transferet e francezëve, ndonëse Zidan  po insiston që të dy të transferohen sa më shpejt.