Sport

Reali arrin të thyej rekordin e vet në La Liga

Real Madrid në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Celta Vigos ka thyer një rekord të madh në La Liga
Skuadra e Zinedine Zidane ka vazhduar me paraqitje të mira në udhëtim në kuadër të La Ligas, pas fitores 4:1 ndaj Celta Vigos.

Në këtë ndeshje golat për Realin i shënuan Cristiano Ronaldo dy dhe nga një e shënuan edhe Karim Benzema dhe Toni Kroos.

Me këto katër gola, Reali arrin në kotën e 54 golave të shënuar jashtë stadiumit të saj, rekord në histori të La Ligas.

Reali kështu e theu rekordin e vet prej 53 golave, që e kishte arritur në edicionin 2014-15 nën drejtimine Carlo Ancelottit.

Kujtojmë se këtë rekord Reali mund ta thellojë edhe më shumë, kur të dielën luan ndeshjen e fundit të këtij edicioni ndaj Malagas në udhëtim. /Express/