Sport

Real ofron 30 milionë euro për Donnarumma

Kampioni evropian, Real Madrid, një ditë pasi u publikua se portieri i talentuar Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Milan, është i gatshëm të dërgojë ofertë në San Siro në vlerë 30 milionë euro.

Siç transmetojnë mediat italiane, marrëveshja e dy klubeve mund të arrihet së shpejti, pasi Milanit po i ngutet të shesë portierin, pasi ky i fundit refuzoi të vazhdojë kontratën./KosovaPress/