Marco Fassone ka frikë se nga ky rast më së shumti do të përfitojë agjenti, Mino Raiola.
Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone, është shprehur sërish i zhgënjyer që Gianluigi Donnarumma nuk rinovoi kontratën, duke thënë se nga ky rast do të përfitojë Mino Raiola që t’i mbush xhepat e tij.
“100 milionë euro klauzola? Nëse Donnarumma vlen aq në moshën 18 vjeçare është për shkak se klubi ka investuar në të, por në fund nuk rinovoi kontratën”, tha Fasone.
“Mund të kishim bërë një klauzolë të arsyeshme dhe pastaj mund të ishte larguar, madje edhe këtë verë dhe klubet që e duan atë, do ta kishin paguar atë shumë”, shtoi ai.
“Por në këtë mënyrë sic kanë shkuar gjërat, shumën që Real Madridi nuk do t’ia paguajë klubit, do të shkojë në xhepat e Raiolas”, theksoi mes tjerash Fasone, i cili u shpreh i frikësuar se Donnarumma do të shitet lirë, teksa pavarësisht kësaj – Raiola do t’i mbushë xhepat. /Express/