Sport

Real Madridi insiston për Hazardin (Foto)

Real Madrid nuk po heq dorë nga ylli i Chelseas, Eden Hazard.

Sipas OK Diario, Real Madridi ende është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Chelsea, Eden Hazard.

Klubi madrilen e kërkon belgun edhe pse skuadra e Chelseas nuk është e interesuar për shitjen e yllit të saj.

Real Madridi e sheh Hazardin si zëvendësuesin më të mirë të James Rodriguezit, i cili pritet të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Reprezentuesi belg momentalisht është duke e rimarrë veten pas një lendimi në nyje. /Express/