Sport

Real Madridi gjen zëvendësuesin e Bale, bëhet fjalë për yllin e ri të Dortmundit

Gareth Bale pritet të largohet nga Real Madridi dhe skuadra madriliene duket se ka gjetur zëvendësuesin e tij, sipas Diario Gol.

Real Madrid mendon se Christian Pulisic do të ishte një zëvendësues i përshtatshëm për Gareth Bale nëse klubi nuk do të jetë në gjendje të arrijë marrëveshje me Neymarin, transmeton Sovrani.info

Neymar mbetet objektivi numër një i Madridit, por në rast dështimi të tij atëherë Pulisic do të ishte një alternativ tjetër.

”Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë deri në 80 milionë euro për 19 vjeçarin nga Amerika.