Skuadra e Real Madridit ka fituar sërish Ligën e Kampionëve.
Real Madridi ka fituar derbin e madh ndaj Liverpoolit me rezultatin e thellë 3-1, shkruan GazetaBlic.
Fytyra tragjike e këtij takimi ishte portieri i Liverpoolit, Karius – i cili gaboi dy herë.
Benzema shënoi pas një gabimi të portierit Karius, ndërsa Bale hyri në pjesën e dytë dhe ia siguroi titullin madrilenëve.
Edhe tek goli i tretë i Realit apo i dyti të Benzemas, Karius bëri një gabim trashanik dhe vulosi fitoren e Real Madridit.
Kjo ndeshje ishte mjaft interesante, por edhe e ashpër njëkohësisht.
Në pjesën e parë të takimit, Salah u lëndua pas një dueli me Sergio Ramosin dhe u largua nga loja duke u zëvendësuar nga Llallana.
Gjithashtu edhe tek Reali u lëndua Carvajal i cili u zëvendësua nga Nacho.
Real Madridi tashmë ka fituar titullin e tretë radhazi – duke shkruar historinë.
/GazetaBlic/




















