Sport

Real Madridi deklason Deportivo La Corunan

Në takimin e zhvilluar mes Deportivo La Corunas dhe Real Madridit në La liga, “mbretërit” treguan “muskujt” e tyre, duke fituar 2 – 6.

Serinë e golave për “mbretërit” e filloi Alvaro Morata, duke shënuar në minutën e parë, për të vazhduar pastaj dominimi i plotë i fushës, por edhe me golat e shumta, duke u shënuar edhe 5 gola nga madrilenët dhe 2 gola nga vendasit.

Pas kësaj fitoreje Real Madrid gjendet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Barcelonën, e cila prinë në renditjen tabelare.

Të dy klubet kanë nga 78 pikë. Fitore të madhe dhe të rëndësishme ka shënuar edhe Barcelona, e cila sot ka mposhtur Osasunan me rezultat 7 – 1, transmeton KosovaPress.