Real Madrid pritet ta sakrifikoj Gareth Balen për ta transferuar yllin e Monacos, Kylian Mbappe
Sipas tabloidit britanik, The Sun, , Real Madrid është duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së Gareth Bales.
Ky i fundit kërkohet nga Manchester United, derisa Los Blancos janë gati të negociojnë me klubin nga Old Trafford për ish yllin e Tottenhamit.
Me parat nga shitja e Bales, Los Blancos synon që ta transferoj yllin e ri të Monacos, Kylian Mbappe.
Ylli i ri i Francës mund t’i kushtoj kampionit të Evropës dhe Spanjës më shumë se 100 milionë euro. /Express/