Barcelona e di se nëse dëshiron të nënshkruajë me Philippe Coutinhon, atëherë duhet ta bëjë gjatë afatit kalimtar të janarit, përndryshe gara për ta rrëmbyer brazilianin do të jetë shumë e fortë dhe çmimi i tij mund të rritet përtej shifrës 150 milionë euro.
Mundo Deportivo ka mësuar se Real Madridi ka për qëllim të ndërhyjë në “Operacionin Coutinho”, transmeton Express.
Madrilenët e kanë kontaktuar Liverpoolin për ta pyetur rreth kontratës se përfaqësuesit të kombëtares braziliane.
Rivali i përjetshëm i Barçes është e interesuar ta sjellë Coutinhon në “Bernabeu” në qershor të vitit 2018.
Në anën tjetër, Barcelona do të kërkojë të bëjë një gjë të tillë në janar. /Express/