Drejtuesit e Barcelonës kanë frikë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mund t’iu prishë punë për transferimin e mesfushorit brazilian, Paulinho
Real Madrid fitoi garën me rivalin e përbetuar, Barcelonën për transferimin e yllit të Real Betisit, Dani Ceballos.
Por, sipas Mundo Deportivos, në Barcelonë i ka kapur frika se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mund t’iu prish punë për transferimin e mesfushorit brazilian, Paulinho
Sipas Mundo Deportivos, Perez ka marrëveshje bashkëpunimi me presidentin e skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande, Xu Jiayin, dhe mund të ndikojë në ndalimin e transferimit të Paulinhos në Barcelonë.
Guangzhou Evergrande ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Paulinhon. Madje, presidenti i klubit kinez, Jiayin i ka bërë me dije Barcelonës që të mos lodhet në këtë drejtim.
“Nuk duhet ta konsiderojmë vetëm çështjen financiare të klubit por po ashtu edhe situatën specifike të sezonit tonë”, ka Jiayin.
“Paulinho ka një mundësi jetësore për t’iu bashkuar Barcelonës dhe ne i japim rëndësi kësaj çështjeje, por nuk e lejojmë të largohet midis sezonit”, ka thënë ai. /Express/