Sport

Real Madrid po përgatit ofertën e re për Hazard, shumë miliona në tavolinë

Skuadra e Real Madrid duket se më në fund do të arrijë ta transferojë yllin e Chelsea, Eden Hazard.

Hazard është pajtuar që të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, gjë të cilën e konfirmoi edhe pas finales së Ligës së Evropës, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4:1 ndaj Arsenal.

Pas këtyre ngjarjeve, ‘Marca’ raporton se Real Madrid po përgatisin ofertën e re për yllin belg, transmeton lajmi.net.

‘Los Blancos’ raportohet se janë të gatshëm që të ofrojnë 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e Hazard.

28 vjeçari kishte shprehur dëshirën që të kalonte në Madrid edhe sezonin e kaluar, por skuadra hezitoi ta shiste atë. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli