Real Madrid po ndikon që Philippe Coutinho të largohet nga Barcelona.
Real Madrid po e transferon Eden Hazardin nga Chelsea në afatin e verës.
Nëse belgu transferohet te skuadra spanjolle, atëherë braziliani do të transferohet te blutë e Londrës, përcjell lajmi.net.
Chelsea e do Coutinhon si zëvendësues të Hazardit, por nga ana tjetër edhe Barcelona e do largimin e tij.
Skuadra katalonase është e gatshme ta shet brazilianin për 120 milionë euro, aq sa do t’i kushtojë Real Madridit transferimi i belgut. /Lajmi.net/