Sport

Real Madrid pas portierit të Fiorentinës

Real Madrid do të synojë që të bëjë përforcime për portën e skuadrës.

Portieri i skuadrës së Fiorentinës, Alban Lafont, mund të jetë një nga emrat që niset drejt ‘Santiago Bernabeu’.Lafont, aktualisht është i huazuar te skuadra e Nantes, por Real Madrid thuhet të jenë të interesuar për kartonin e portierit.‘Corriere dello Sport’ shkruan se Fiorentina kërkon deri në 11 milionë euro për kartonin e gardianit, transmeton lajim.net.

Pozita e Lafont në Firenze është e vështirë për t’u fituar, pasi paraqitjet e Bartlomiej Dragowski janë të nivelit më të lartë. Lafont ka mbajtur 10 herë portën e paprekur në Ligue 1, në 27 ndeshje. /Lajmi.net/