Sport

Real Madrid i ofron pagë marramendëse Kroosit (Foto)

Drejtuesit e Real Madridit i kanë ofruar Toni Kroosit një pagë prej 20 milionë eurove në sezon nëse e vazhdon kortarë.

Real Madridi dëshiron ta mbajë gjatë Toni Kroosin në skuadër. Kampioni i Evropës po synon ta vazhdoj bashkëpunimin me gjermanin deri në vitin 2020, raporton Bild.

Sipas Bildit, Real Madridi i ka ofruar ish anëtarit të Bayern Munichut 20 milionë euro për një sezon nëse e vazhdon kontratën, përcjell Express.

Nëse ndodh kjo, i bije që Real Madridi do të shpenzoj për pagat e Kroosit 120 milionë euro, për pesë vite e ardhshme.

Nëse e vazhdon kantatën, Kroos do të bëhet lojtari më i paguar i Gjermanisë. Ai do të lë parapa vetës Thomas Mullerin (15 milionë), Schweinsteiger (14 milionë) dhe Gundoganin (12 milion). /Express/