Cristiano Ronaldo festoi kualifikimin e Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Cristiano Ronaldo ka festuar kualifikimin e Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi portugez ndihmoi skuadrën e tij të sigurojë finalen e tretë të njëpasnjëshme duke eliminuar Bayern Munichun.
“Final” shkroi Ronaldo në një fotografi të festës së tij dhe ekipit pas ndeshjes në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.
Real Madrid në finale pret fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale mes Romës dhe Liverpoolit. /Lajmi.net/