Drejtuesit e Real Madridit kanë caktuar çmimin e Alvaro Moratas
Real Madrid u kanë bërë me dije klubeve të interesuara se reprezentuesi i Spanjës do të shitet vetëm për 90 milionë euro, dhe për asnjë çmim tjetër, shkruan AS.
Morata dëshiron të largohet nga Real Madridi pasi nuk po aktivizohet rregullisht nga trajneri Zinedien Zidaen, përcjell Express.
Në garë për ta transferuar ish sulmuesin e Juventusit janë Chelsea dhe Manchester Untied. Por, këta të fundit nuk kanë ofruar më shumë se 80 milionë për spanjollin. /Express/