Sport

Real Madrid ia ndal dritat Parisit, Ronaldo shënon golin e 12 këtë edicion

Real Madrid është kualifikuar në mesin  e tetë skuadrave më të mira në Uefa Champions League

Skuadra e Real Madridit e ka fituar edhe ndeshjen e dytë përballë PSG, kësaj radhe skuadra e trajnerit Zinedine Zidane ka fituar midis Parisit, shkruan Gazeta Blic

Ishte Cristiano Ronaldo ai i cili shënoi golin e parë në minutën e 51, në minutën e 71 rezultatin e barazoi Javier Pastore, por vetëm 9, minuta më vonë Casemiro shënoi për 1-2 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-5 Real Madrid është kualifikuar në mesin e tetë skuadrave më të mira në Uefa Champions League.

Kujtojmë që Marco Verrati është përjashtuar nga loja në minutën e 66 nga gjyqtari./Gazeta Blic