Real Madrid ka rënë në pozitën e dytë prapa ekipit nga NFL, Dallas Cowboys në renditjen e klubeve më të pasura sportive në botë.
Real Madrid ka rënë në pozitën e dytë prapa ekipit nga NFL, Dallas Cowboys, derisa një skuadër e futbollit nuk është në krye të listës së më të pasurave në botë nga magazina “Forbes”, për herë të parë nga viti 2011.
Cowboys janë ngjitur në krye me vlerë të përgjithshme prej 3.02 miliardë funte, duke shënuar rritje nga 2.4 një vit më parë.
Kurse, Real Marid – lider në tri vitet e fundit – ka zbritur në pozitën e dytë edhe pse vlera e ekipit është rritur për gati 12.5 për qind në 2.75 miliardë funte.
Barcelona gjendet në pozitën e tretë me 2.68 miliardë funte, kurse Manchester United – skuadër që ishte në pozitën e parë më 2011 dhe 2012 – është tani e pesta me 2.5 miliardë funte, prapa Neë York Yankees që është i katërti.
New England Patriots është skuadra në pozitën e gjashtë para New York Knicks, Washington Redskins dhe New York Giants. Los Angeles Lakers kompleton dhjetë pozitat e para së bashku me San Francisco 49ers nga NFL me 2.04 miliardë funte.