Sport

Real Madrid heq dorë nga blerja e David de Gea

Real Madrid përfundimisht ka hequr dorë nga blerja e portierit të Manchester United, David de Gea, transmeton gazeta sportive Marca.

Drejtuesit e klubit vendosën që t’i japin besimin Keylor Navas edhe për sezonin e ardhshëm pas shfaqjeve të shkëlqyeshme që tregoi sezonin e kaluar, transmeton KosovaPress.

Manchester për portierin e kombëtares spanjolle kërkoi 75 milionë euro, por mbretërit nuk ishin të gatshëm të paguanin këtë shumë.

Kiko Casillo do të mbetet portieri i dytë i Realit, ndërsa Marca shkruan se portieri i tretë i ekipit do të jetë djali i Zinedin, Luca Zidane.