Drejtuesit e Real Madridit janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për sulmuesin e tyre, Jesse Rodriguez
Sulmuesi spanjoll, Jesse Rodriguez mund të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, raporton e përditshmja sportive madrilene, Marca.
Zinedine Zidane ka në dispozicion sulmues si: Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Karim Benzeman, Lucas Vázquez dhe ‘përforcimin e ri’, Alvaro Moratan.
Për këtë, Real Madridi është i gatshëm të dëgjoj ofertat për Jessen, i cili kërkohet nga disa ekipe të La Ligës dhe Premierligës
Jessen ka kontratë me Realin deri në vitin 2017. Ky është një fakt tjetër që Reali dëshiron ta shes sulmuesin këtë verë, pasi vitin e ardhshëm mund të largohet si lojtar i lirë.