Sport

Real Madrid e harron Hazardin, tani e do këtë lojtar

Chelsea ka marrë një lajm fantastik në lidhje me të ardhmen e Eden Hazard.
Eden Hazard mund të qëndrojë deri në fund të karrierës së tij te Chelsea.

Duket se ëndrra e belgut për tu transferuar te Real Madridi ka marrë fund, përcjell lajmi.net.

Skuadra spanjolle është duke tentuar ta transferojë Neymarin, pasi Barcelona ka hequr dorë nga transferimi i tij.

Real Madrid është fokusuar tani në transferimin e brazilianit, andaj Hazard do të qëndrojë te Chelsea. /Lajmi.net/