Sport

Real Madrid ‘dridh’ botën e futbollit me dy transferimet e fundit

Real Madrid po bën plane të mëdha për verën e vitit 2019.

Një sezon i dështuar që po lënë pas, ka bërë që ‘Los Blancos’ të mendojë seriozisht për investime të mëdha në skaduar.

Rikthimi i Zinedine Zidanes në skuadër ka bërë që shumë lojtar të njohur të lidhen me një transferim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madrid muajin e kaluar ka finalizuar marrëveshjen me Porton për transferimin e mbrojtësin Eder Militao.

Por, me të përfunduar ky sezon, kampionët e Evropës në fuqi do të tentojnë dy goditje tjera nga Premierliga.

Bëhet fjalë për Eden Hazardin e Chelsea dhe Paul Pogban e Manchester United.

Të dy lojtarët kanë ndërprerë bisedimet për vazhdimin e kontratave dhe haptas kanë pranuar se ëndërrojnë të veshin fanellën e Real Madridit një ditë.

Lajmi konfirmohet edhe më shumë nga raportimet e ‘Sky Sport’, që i sheh të dy lojtarët në rrugë të mirë drejt transferimit në La Liga./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli