Real Madrid pritet t’i ofroj kontratë të re mbrojtësit portugez, Pepe
Pas interesimit të Chelseas dhe Manchester Cityt për Pepen ka ndryshuar qëndrimi i Real Madridit ndaj mbrojtësit portugez.
Sipas Calciomercato.com, Los Blancos pritet t’i ofroj kontratë ish anëtarit të Portos edhe për një vit, deri në vitin 2018, përcjell Express.
Pepe ka kontratë me Real Madridin deri në fund të këtij sezone, kurse deri më tani nuk kanë zhvilluar asnjë bisedim për rinovimin e bashkëpunimit.
Portugezi gjatë janarit kishte oferta të majme nga Kina, por vendosi në mbetet në Real Madrid. /Express/