Sport

Real Madrid, 61 milion euro për “Neymarin e ri”

Mes dy skuadrave që “grindeshin” për të fiton një i tretë, Reali i Madridit.

Njerëzit e besuar të presidentit Florentino Perez, me një udhëtim në Brazil, duket se kanë mbyllur tratativën për të sjellë në “Santiago Bernabeu” atë që konsiderohet nga të gjithë si “Neymari i ri” dhe që po ndiqej nga Barcelona e Mançester City.Po flasim për 17-vjeçarin Vinicius, sulmuesi i datëlindjes 2000 që luan në radhët e Flamengos.

Vinicius ra në sy në “Kupën e Amerikës së Jugut U-17”, ku me 7 golat e realizuar prej tij tërhoqi Brazilin te suksesi final. Dhe ashtu siç konfirmon edhe “Globoesporte”, Reali ka vënë duart mbi talentin brazilian dhe është gati të bëjë një çmenduri prej 61 milionë euro.

Dhe në të tilla shifra, Flamengo është gati që t’ia “paketojë” Viniciusin dhe t’ia dërgojë presidentit Perez.