Sport

Real Madrid me 12 mungesa ndaj Fuenlabradas

Real Madrid pritet të luajë me ekipin e dytë ndaj skuadrës së Fuenlabrada

Fuenlabrada dhe Real Madrid do të përballën nesër, nga ora 21:30, në kuadër të Copa del Rey.

Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, në këtë ndeshje Real Madrid pritet të jetë pa 12 lojtarët kryesor.

Zinedine Zidane, duke e parë kundërshtarin, ka vendosur që të luajë me ekipin e dytë ndaj Fuenlabrada, përcjell Express.

Realit në këtë takim shkaku i lëndimit do t’i mungojnë: Keylor Navas, Carvajal, Kovacic dhe Bale.

Kurse, Zidane për këtë takim u ka dhënë pushim yjeve si: Marcelo, Ramos, Kroos, Modric, Isco, Casemiro, Cristiano dhe Benzema. /Express/