Skuadra e madhe spanjolle është e vendosur ta transferojë belgun dhe për ta realizuar këtë gjë është e gatshme të përfshijë edhe lojtarë në operacion
Real Madrid pritet t’i ofrojë Chelsea 110 milionë euro plus Gareth Bale në përpjekje për të transferuar Eden Hazard.
Gjiganti spanjoll e ka bërë belgun cak kryesor për ta blerë gjatë verës, ndërsa 27 vjeçari ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Blutë.
Dhe Los Blancos janë gati ta përdorin uellsianin në këtë operacion, në mënyrë që të mos u duhet të paguajnë shumë para.