Sport

Real Betis: Kjo skuadër na ka kontaktuar për Ceballos

Barcelona tashmë ka kontaktuar drejtuesit e Real Betisit për mesfushorin e talentuar, Dani Ceballos
Lorenzo Serra Ferrer, zëvendës presidenti i Real Betisit, ka bërë të ditur se Barcelona tashmë ka shfaqur interesim zyrtar për transferimin mesfushorit, Dani Ceballos

“Barcelona ka kërkuar mendimin tim për Dani Ceballos, dhe unë ua dhashë mendimin tim”, ka deklaruar Ferrer, i cili nga Barcelona ka transferuar Cristian Tellon.

“Ne duhet ta përgëzojmë atë për përfaqësimin që nga ka bërë me U21 të Spanjës. Ne shpresojmë që ai do të mbetet këto, jo vetëm një sezon, por shumë më shumë”, ka theksuar ai.

Përveç Barcelonës, Dani Ceballos kërkohet edhe Real Madridi. Lorenzo Serra Ferrer ka mohu spekulimet e mediave se ka pasur takime me drejtuesit e Los Blancos. /Express/