Sport

Real apo Barcelona? Xavi tregon kush do ta fitojë La Ligan (Foto)

Xavi ka thënë se Barcelona mund ta ketë shumë të vështirë që ta fitojë La Ligan
Legjenda e Barcelonës, Xavi beson se Real Madrid ka shanse shumë të mira që ta fitojë këtë edicion titullin e La Ligas.

A shpreson se do ta fitojë Barcelona, por e pranoi se Real Madrid ka skuadër shumë të mirë dhe janë në një moment fantastik.

“Është shumë e vështirë që Real Madrid ta humb titullin e kësaj lige, sepse janë shumë të fortë. Ata kishin një ndeshje të vështirë ndaj Celta Vigos, por e fituan”, tha Xavi.

“Shpresoj shumë që Reali do të humb ndaj Malagas dhe Barcelona ta fitojë titullin, por sinqerisht është e komplikuar. Kroos, Modric, Isco, janë lojtarë që më pëlqejnë shumë”.

Real Madrid kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, mban vendin e parë me 90 pikë, tre më shumë se Barcelona. Titullin do ta fitonte edhe me një barazim në ndeshjen e fundit ndaj Malagas. /Express/