Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri ka reaguar për golin më të bukur të Evropianit të zgjedhur nga fansat.
Ishte ylli hungarez Zoltan Gera ai që rrëmbeu çmimin e golit më të bukur në Euro 2016, pas votave nga fansat në faqen zyrtare të UEFA-s.
“Nuk jam i zhgënjyer që goli im nuk u zgjedh. Por, të gjithë e dinë se goli im ishte më i bukuri. Ndoshta të gjithë hungarezët kanë votuar”, është shprehur Shaqiri për Blick.
Por, goli i Xherdan Shaqirit ndaj Polonisë në 1/8-n e finales së Euro 2016 është zgjedhur goli më i bukur i Euro 2016 nga paneli i UEFA’s i përbërë nga 13 emra të njohur të futbollit.