Monaco ka mohuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridn për transferimin e Kylian Mbappe
Mediat spanjolle gjatë ditës së djeshme kishin shkruar se Real Madridit dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për transferimin e Kylian Mbappe, për të cilin do të paguheshin 160 milionë euro dhe 20 të tjera bonuse.
Por, këtë lajm e ka mohuar Zëvendës Presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, i cili për më shumë tha se janë duke biseduar për vazhdimin e kontratës së tij.
“Ne jemi në negociata për vazhdimin e kontratës dhe shpresoj se do ta arrijmë këtë”, tha fillimisht Vasilyev.
“Unë mund të ju siguroj se nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me asnjë skuadër edhe pse kemi pranuar oferta shumë të rëndësishme”.
Përveç Realit, për Mbappe po interesohen edhe dy skuadrat e mëdha angleze Manchester City dhe Arsenal. /Express/