Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili më 2 prill u zgjodh kryetar i Serbisë mendon për shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në korrik.
Siç merr vesh burimi i Espreso.rs, kryeministri është i shqetësuar për shkak të demonstratave të cilat po mbahen tashmë katër ditë në gjithë Serbinë.
Vuçiq mendon që të shkohet në zgjedhje në korrik. Siç thekson burimi, nuk përjashtohet se ai do të pranojë kërkesën e protestuesve të cilët me ditë të tëra mbajnë protesta kundër diktaturës. /Metro