Ibrahimovici ka dhënë një përgjigje klasike të tijën pasi u pyet për çmimin Puskas për këtë vit, që është çmimi i golit më të mirë të vitit, të cilin e fitoi Mohamed Salahu.
FIFA i ka befasuar të gjithë duke vendosur që këtë çmim ta merr egjiptiani i Liverpoolit me golin e shënuar ndaj Evertonit në stinorin e kaluar, transmeton gazeta Express.
I pyetur se a e ka merituar çmimin Salahu, Ibrahimovici u përgjigj me “jo”.
“Nuk i pash kandidatët. Nëse goli im nuk është aty, atëherë nuk jam i interesuar”, ka thënë suedezi. /Gazeta Express/
"I didn't see the candidates. If my goal was not there I'm not interested." – @Ibra_official on the Puskás Award 😂 pic.twitter.com/6QyijKgoAn
— LA Galaxy (@LAGalaxy) September 27, 2018