“Largimi nga Botërori është përgjegjësi e imja. Jam shumë i zhgënjyer por edhe i inatosur. Është ende shumë herët për t’u përgjigjur nëse do qëndroj apo jo”.
Zhgënjimi që i dhuroi Gjermanisë, ka bërë që të gjithë t’i kthehen kundër.
Joachim Low është në pikëpyetje për stolin e “pancerave”, dhe pas përfundimit të ndeshjes katastrofë me Korenë, është pyetur pikërisht për këtë gjë.
“Largimi nga Botërori është përgjegjësi e imja. Jam shumë i zhgënjyer por edhe i inatosur. Është ende shumë herët për t’u përgjigjur nëse do qëndroj apo jo”.
“Zhgënjimin e kam brenda meje. Para ndeshjes isha optimist, dhe nuk e kisha imagjinuar kurrë. Tani për tani kam nevojë për disa orë, nesër do të flasim”, deklaroi Low.





















