Sport

Reagimi i lojtarëve të PSG-së kur e morën vesh se Neymari s’do të largohet

Futbollistët në zhveshtoren e Paris Saint-Germainit e tallën Neymarin, kur ku i fundit bëri të ditur se është duke qëndruar në Francë. Bashkëlojtarët e tij filluan t’i thonë “se queda” brazilianit.

Fraza spanjolle “se queda” i referohet postimit të Gerarrd Pique në Instagram për Neymarin. Mbrojtësi i Barcelonës e kishte publikuar një foto të vetes me Neymarin, të cilën e kishte shoqëruar me fjalët që në shqip përkthehen “Ai qëndron”, në korrik të vitit 2017. Vetëm pak kohë më vonë, braziliani u transferua në PSG, transmeton Gazeta Express.

Neymari ishte përfolur për një kthim në Barcelonë këtë verë, mirëpo klubi katalonas nuk arriti të gjejë marrëveshje me Paris Saint-Germaini para se të mbyllej afati kalimtar i verës, të hënën në orën 23:59.

Dhe kur ylli brazilian konfirmoi se ai po qëndron në Paris, bashkëlojtarët e tij u tallën me të duke i thënë “se queda” vazhdimisht, sipas RMC Sport.

Barcelona dhe Real Madridi e kanë shprehur interesimin e tyre për Neymarin gjatë gjithë verës, mirëpo tentimet e tyre rezultuan të pasuksesshme. Dështimi i tij për ta siguruar kthimin në Barcelonë i erdhi si lehtësim bashkëlojtarëve të tij në Parc des Princes.

Një lojtar i PSG-së, identitetin e së cilit RMC Sport e mbajti anonim, tha: “Ishte një lehtësim. Ai është i rëndësishëm për projektin tonë dhe mbi të gjitha kjo e pamundëson përforcimin e Barcelonës. Është më mirë të luajmë bashkë me një Neymar pak të mërzitur sesa kundër Neymari në top formë”.

Kjo verë për PSG-në përfundoi me transferimin e Mauro Icardit nga Interi në formë huazimi për një sezon, me mundësinë për ta blerë atë sezonin e ardhshëm për 70 milionë euro. Argjentinasi tani e përforcon sulmin e Thomas Tuchelit, që përbëhen nga Neymari, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli