Legjenda e Real Madrid, Raul ka deklaruar që e pëlqen shumë sulmuesin e Tottenham Hotspur anglezin Harry Kane, shkruan Gazeta Blic
Ish sulmuesi i Real Madrid ka thënë që reprezentuesi i Anglisë është sulmues tipik dhe do të dëshironte ta shihet me fanellën e klubit mbretëror.
“Harry Kane është sulmues tipik, më pëlqen shumë kisha pas dëshirë ta shoh në Madrid”, deklaroi Raul për mediat spanjolle.
Përndryshe thuhet që Real Madrid gjatë verës pritet t`i ofrojë Tottenhamit 200 milionë funte për Kane.
Sulmuesi anglez dy vitet e fundit është shpallur golashënuesi më i mirë në Premier Ligë, e po ashtu edhe këtë vit ka shpërthyer duke shënuar 24 gola deri me tani në ligë./Gazeta Blic