Pas arrestimit të kryetarit të së ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq do të takohet, në emër të Qeverisë serbe me ambasadorë të huaj si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Serbi, BE, OKB, OSBE, NATO, si dhe me Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, transmeton Gazeta Express.
Sipas njoftimit që ka dërguar Ministria e Punëve të Jashtme takimi fillon sot në orën 12:00.
Në njoftim thuhet se të gjitha takimet e parapara të Daciqit për sot do të anulohen.
Ndërkohë, Blic shkruan se dje në Mitrovicë u arrestua Marko Gjuriq, duke shkruar se gjatë kohës kur atë e kishin dërguar në polici në Prishtinë, shqiptarët e kishin fyer./Express/





















