Anel Rashkaj shumë lehtë mund ta shohim në Vala Superliga, përkatësisht te klubi i Prishtinës, edhe pse akoma nuk ka asgjë zyrtare.
Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës po mendon të rikthehet të luajë në futbollin kosovar, te Prishtina, klub i cili është i interesuar që ta transferojë prizrenasin që luan në Suedi te Eskiltuna.
Mesfushori i Përfaqësueses në një intervistë për Sportali.net ka zbuluar se janë shkaqet familjare ato që po e shtynë atë që të kthehet në Kosovë.
“Po është ma shumë për shkaqe familjare, por në anën tjetër për karrierë është më mirë këtu (Suedi), unë nuk e di se çka do të ndodhë në fund pasi nuk varet gjithçka prej meje,” u shpreh Rashkaj.
Prishtina e ka kontaktuar lojtarin pas grumbullimit që ai kishte me Kosovën, ndërsa prizrenasi ka kontratë me klubin suedez edhe për një vit e gjysmë.
27-vjeçari gjithashtu është i vetëdijshëm se nëse vjen te Prishtina, mund ta humb përsëri vendin te Përfaqësuesja e Kosovës.
“Jam i vetëdijshëm se ardhja në Kosovë do të ndikonte, por nëse unë vendos të kthehem është se shkaqet familjare janë shumë të rëndësishme.