Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka reaguar pas një postimi të publikuar në rrjetet sociale ku po thuhet se dëshiron të luajë për ekipin mbretëror, Real Madridin.
Rashica e ka përgënjeshtruar lajmin se ai ka thënë që ëndërron të luajë për Real Madridin.
“Qysh kur ish i vogël, dëshira ime ishte të luaja për Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje”, u citua kinse ka thënë Rashica.
Këtij postimi, Rashica iu përgjigj duke komentuar: Pse po rreni?
