Milot Rashica ka thënë se duhet ta harrojnë sa më shpejt humbjen turpëruese nga Kroacia dhe të mendojnë për sfidën e së dielës.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që ta harrojnë sa më shpejt humbjen e thellë nga Kroacia dhe të fokusohen në ndeshjen e së dielës ndaj Ukrainës.
“Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të fokusohemi te Ukraina. Ata janë një tjetër kundërshtarë i fortë, por atje do të shkojmë dhe të japim më të mirën tonë”, deklaroi Rashica.
“Jemi të rinj. Kemi nevojë për kohë që të luajmë së bashku. Primare është që të bëjmë lojë sa më të mira dhe të jemi gati për kampionatin e ardhshëm”, shtoi ai. /Express/