Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka folur pas humbjes së thellë nga Kroacia.
Milot Rashica kërkon nga bashkëlojtarët që ta lënë prapa disfatën e së enjtes dhe të fokusohen për sfidën ndaj Ukrainës që do të zhvillohet në Krakov të Polonisë.
“Humbja ndaj Kroacisë duhet harruar pasi që tani kemi përballë Ukrainën. Ata janë një kundërshtar i fortë, por ne duhet të japim më të mirën në këtë sfidë”.
“Jemi të rinj. Na duhet kohë që të luajmë së bashku. Primare është që të bëjmë lojë sa më të mira dhe të përgatitemi për eliminatoret e ardhshme”, ka theksuar sulmuesi nga Vushtrria.