Elbasan Rashani ka vazhduar formën e tij të mrekullueshme në javët e fundit.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë titullar për skuadrën e tij Rosenborg ndaj Haugesund.
Ndeshja që ishte e vlefshme për elitën e futbollit norvegjez i takoi skuadrës së Rashanit që triumfoi me rezultat të thellë 6-0.
Kësaj radhe Rashani nuk shënoi por bëri një paraqitje të jashtëzakonshme duke asistuar në dy gola.
Rashani është duke kaluar formë jetësore pasi në dy ndeshjet paraprake ka shënuar gola dhe dy asistimet e tij ndaj Haugesund e kanë bërë atë lojtarin më në formë te Rosenborg.
Pas kësaj fitore Rosenborg vazhdon të jetë në krye të elitës së futbollit norvegjez me 40 pikë të tubuara.