Claudio Ranieri, trajnerin italian, beson se Neymar do të kalojë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin
Neymar ka hyrë në histori të futbollit si lojtari më i shtrenjtë në botë. Ai u transferua nga Barcelona në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.
Pro, trajneri i Nantesit, Claudio Ranieri mendon se shumë shpejtë do të vjen koha kur Neymar do të jetë më i miri në botë, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
“Mendoj si të gjithë të tjerët. Ai është një lojtar i madh. Pas Ronaldos dhe Messi, ai do të fitojë Topin e Artë në të ardhmen. Unë mendoj se me butësi ai do t’i mundë të dy, sepse ai është shumë i ri”, ka deklaruar Ranieri. /Express/